Raporti/ Rreth 22 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri - Gazeta Express
string(58) "raporti-rreth-22-mije-te-huaj-me-leje-qendrimi-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:46

Raporti/ Rreth 22 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:46

Në Shqipëri, numri i të huajve me leje qëndrimi ka arritur në 22,000, me rreth 12,000 prej tyre të punësuar kryesisht në sektorë si turizmi dhe ndërtimi. Të huajt po mbushin boshllëqet në tregun e punës, duke kontribuar në ekonominë e vendit.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave, 54% e të huajve kanë ardhur për punësim, ndërsa 24% për bashkim familjar. Sektori i turizmit, për shembull, ka kërkesa të mëdha për punëtorë, dhe për këtë arsye, Shqipëria ka tërhequr punëtorë nga shtete si India, Turqia dhe Italia.

Ndërkohë, aplikimet për leje qëndrimi janë rritur ndjeshëm, veçanërisht ato nga India, ku numri i aplikimeve është rritur 38 herë nga viti 2020. Aktualisht, janë të hapura 5,415 vende pune në Shqipëri, dhe bizneset po mbushin këto pozita me punëtorë të huaj për të përballuar mungesën e stafit vendas.