Raporti i Progresit evidenton sulmet e kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve qeveritarë ndaj mediave - Gazeta Express
string(96) "raporti-i-progresit-evidenton-sulmet-e-kryeministrit-kurti-dhe-zyrtareve-qeveritare-ndaj-mediave"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:51

Raporti i Progresit evidenton sulmet e kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve qeveritarë ndaj mediave

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:51

Sot Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, shkruan Express.

Sa i përket lirisë së shprehjes, në raport thuhet se Kosova s’ka bërë ndonjë përparim dhe se ka “ka njëfarë shkalle përgatitjeje”.

Në fushën e lirisë se shprehjes, janë përmendur edhe sulme fizike dhe verbale ndaj gazetarëve.

Raporti i Progresit ka evidentuar edhe sulmet që janë bërë ndaj gazetarëve nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtarë të lartë, përgjatë fushatës zgjedhore.

“Gjatë periudhës së raportimit, u raportuan 70 raste të sulmeve fizike dhe verbale ose kërcënimeve ndaj gazetarëve, duke përfshirë pengimin e punës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave, kërcënime dhe gjuhë fyese ndaj gazetarëve.

Gjatë së njëjtës periudhë, pati një rast të një padie strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP).

Gjatë fushatës zgjedhore, zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin, përdorën gjuhë fyese ndaj mediave”, thuhet në raport.