Xavi u diplomua nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.
Raporti origjinal i skautëve të Barcelonës për Xavi, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ka dalë në dritë dhe është i mrekullueshëm.
Xavi gëzoi një karrierë ikonike te Barcelona, duke fituar tetë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Ai e bëri emrin e tij në akademinë e njohur të klubit përpara se të futej në ekipin e parë, ku luajti 767 ndeshje gjatë 17 viteve të tij të lavdishme në Camp Nou.
Xavi iu bashkua La Masia-s në moshën 11 vjeçare, nga UFB Jabac Terrassa dhe Terrassa FC.
Mesfushori la një përshtypje të fortë që në nivelet e të rinjve, me Cristian Martin që hartoi një raport vlerësimi për të kur ishte 14 vjeç.
Si pjesë e librit të Martin “La Masia: Të zhvillosh njerëz përtej sportit” – nëpërmjet Reddit – u referua pozicionimi legjendar i Xavit dhe pasimet e tij, por gjithashtu u theksuan edhe shumë fusha ku ai kishte nevojë për përmirësim.
Raporti i skautëve të Barcelonës për Xavi
Pra, ‘balanca’, ‘elasticiteti’, ‘shpejtësia’, ‘shpejtësia e nisjes’, ‘fuqia shpërthyese’ dhe ‘agresiviteti’ u renditën si ‘mesatare’.
Por raporti i skautëve vlerësonte lart ‘kontrollin e topit’, ‘pasimet’, ‘vrapimin me topin’ dhe ‘pozicionimin’, për të cilat Xavi do të bëhej i njohur gjatë karrierës së tij./GazetaExpress/
aaaaa