ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale te 14 majit në Shqipëri.
“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë por u ndikua për keq nga ndërhyrjet partiake në proces, sikurse defektet teknike e probleme proceduriale. Nuk u lejuan në disa raste vëzhguesit e misionit tonë të shihnin votimim dhe numërimin”, thuhet në raport.
Në raport ngrihen dy shqetesime, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fenomeni i shitblerjes së votës.
“Garuesit munden te benin fushaten lirshem, por ceshtjet me rendesi per komunitetet vendore u shfaqen shume pak ne fushate. Rastet e keqperdorimit te burimeve shteterore ne nivel qendror dhe vendor, pretendimet per presion mbi punonjesit e sektorit publik dhe votuesit, dhe akuzat per blerje votash ishin shqetesuese”.
Nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve ODIHR ka bërë 27 rekomandime që Shqipëria duhet të zbatojë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Disa rekomandime:
Identifikimi dhe hetimi i pavarur i të gjitha pretendimeve për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore;
Të rritet ndërgjegjësimi për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe dënimi publik i praktikave të tilla;
Zbatimi i masave mbrojtëse efektive që sigurojnë fshehtësinë e votës dhe parandalojnë frikësimin e votuesve, votimin në grup dhe në emër të përfaqësuesit;
Angazhimi për reformën zgjedhore dhe adresimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konsistent;
Rishikimi i dispozitave ligjore në lidhje me fushatën, përfshirë ato kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore, për të hequr paqartësitë dhe për të siguruar kushte të barabarta loje;
Sigurimi i zbatimit të drejtë të ligjit për të drejtën e informimit dhe mbështetja e gazetarisë së pavarur;
Sigurimi i stabilitetit të administratës zgjedhore duke përjashtuar zëvendësimet arbitrare të anëtarëve të administratës zgjedhore dhe duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të komisioneve të nivelit më të ulët;
Shmangia ose kufizimi i përdorimit të materialeve të paatribuara të prodhuara nga partitë ose autoritetet shtetërore në programet e lajmeve dhe informative gjatë fushatës zgjedhore.