Sot gjatë ditës, KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, shkruan Gazeta Express.
Në këtë raport njoftohet edhe për shpenzime që ka pasur Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK ka deklaruar se shpenzime për transport ka pasur rreth 1 mijë e 600 euro.
Ndërsa për ushqim kjo parti ka shpenzuar rreth 4 mijë e 200 gjoba.
Kurse shpenzime për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LDK ka shpenzuar mbi 330 mijë euro.
KQZ po ashtu njofton se kjo është gjobitur mbi 22 mijë euro.
Në fund, njoftohet se gjithsej LDK-ja ka shpenzuar mbi 358 mijë euro. /GazetaExpress