Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut ka shënuar progres vetëm në disa reforma - Gazeta Express
string(75) "raporti-i-ke-se-maqedonia-e-veriut-ka-shenuar-progres-vetem-ne-disa-reforma"

Ballina

Gazeta Express

19/10/2021 15:56

Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut ka shënuar progres vetëm në disa reforma

Ballina

Gazeta Express

19/10/2021 15:56

Komisioni Evropian kritikon bllokimin e fillimit të negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Pjesë të raportit tregojnë se reformat kërkojnë angazhim të vazhdueshëm të qeverisë, opozitës, por edhe të të gjithë aktorëve të tjerë shoqëror.-

Komisioni Evropian

Lexo Edhe:

“Në mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian miratuan njëzëri vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Vonesat në fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit kanë pasoja negative për besueshmërinë e BE -së “

Lidhur me politikën e brendshme, dokumenti vëren polarizimin politik, por gjithashtu kërkon të forcohet roli i Kuvendit. Raporti njeh përparim mesatar në reformën e administratës publike. Në pjesën e gjyqësorit është bërë progres mesatar, por ende nevojiten përpjekje për të siguruar zbatimin sistematik të planit dhe strategjisë për reformën në drejtësi. Vendi u notua me – përparim mesatar në fushën e korrupsionit, duke theksuar rolin e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Raporti i KE-së

“Rastet e iniciuara nga ish PSP-ja vazhduan të avancojnë, duke vendosur përgjegjësinë për përgjimin e paligjshëm. Shumë raste iu nënshtruan aktgjykimeve të shkallës së parë, dhe rastet e reja u hapën në bazë të hetimeve nga ish PSP-ja. “Komisioni Kundër Korrupsionit ka qenë proaktiv në parandalimin e korrupsionit dhe ka hapur disa raste, përfshirë raste kundër zyrtarëve të nivelit të lartë.”

Komisioni Evropian vëren se nevojitet zbatim më i mirë i Ligjit në disa fusha të caktuara të krimit – pastrimi i parave dhe krimi financiar. Në pjesën e raportit për lirinë e mediave thuhet se është vërejtur progres i kufizuar. KE kërkon transparencë më të madhe në reklamat shtetërore, por edhe në reklamat e partive. Kërkohet përpjekje nga qeveria për reforma në servisin publik, ndërsa dokumenti tregon se duhet të zgjidhen edhe të drejtat e punës së gazetarëve.

Alsat