Raporti i DASH, Meta: Konfirmim i korrupsionit dhe presionit të qeverisë - Gazeta Express
string(70) "raporti-i-dash-meta-konfirmim-i-korrupsionit-dhe-presionit-te-qeverise"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 20:02

Raporti i DASH, Meta: Konfirmim i korrupsionit dhe presionit të qeverisë

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 20:02

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku analizohet edhe shembja e paligjshme e “Prestige Resort”.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se shembja e resortit, por edhe raste të tjera të përmendura në raport, tregojnë se SHBA ka një vëmendje të shtuar ndaj situatës kritike në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Sipas Metës, “raporti konfirmon shqetësimet madhore të ngritura nga opozita me shumë forcë dhe në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021”.

Reagimi i Ilir Metës

Përshëndes Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Raporti konfirmon shqetësimet madhore të ngritura nga opozita me shumë forcë dhe në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, korrupsionin galopant në qeverisjen qendrore dhe lokale, dhunimin e sigurisë juridike për qytetarët dhe pronën, kapjen e gjyqësorit dhe pandëshkueshmërinë, presionin dhe shantazhin e jashtëzakonshëm të Qeverise ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Nënvizimi në Raport i rasteve flagrante si, afera e inceneratorëve, presioni ndaj deputetit të opozitës, Agron Shehaj apo shembja e paligjshme e “Prestige Resort” janë provë e vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj situatës tepër kritike në Shqipëri.

Ndaj 14 maji ështe dita me e madhe dhe momenti më vendimtar për çdo shqiptar për rivendosjen e shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit dhe votës së lire, të goditjes shumë të fortë dhe përfundimtare të korrupsionit dhe vjedhjes së Qeverisë, të rivendosjes së lirisë së medias dhe fjalës së lirë.