Raporti historik për duhanin para 57 viteve e radhiste atë si faktorin kryesor që shkakton kancerin në mushkri - Gazeta Express
string(110) "raporti-historik-per-duhanin-para-57-viteve-e-radhiste-ate-si-faktorin-kryesor-qe-shkakton-kancerin-ne-mushkri"

Raporti historik për duhanin para 57 viteve e radhiste atë si faktorin kryesor që shkakton kancerin në mushkri

Lajme

Gazeta Express

11/01/2021 7:23

Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet Luther Terry, më 11 janar të vitit 1964, publikoi raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”, ku thuhet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.

Kirurgu i përgjithshëm Luther Terry, shkruante në raport se pirja e duhanit është faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive.

Lexo Edhe:

Një tjetër problem i ngritur në raport ishte shtimi, në përmasa alarmante i rasteve të sëmundjes së zemrës tek amerikanët që pinin duhan.

Shifrat e dhëna në raport për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës korrespondonin me shtimin e numrin e njerëzve që pinin duhan.

Raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.