Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar 2291 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, shton policia në raportin e saj, kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, ku 29 kanë qenë me dëme materiale, e 27 me të lënduar.
Po ashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 13 persona.
