Është rritur vëllimi i punës së prokurorive publike gjatë vitit 2024, tregon Raporti vjetor për punë të prokurorive që sot e publikoi Prokuroria publike.Gjatë vitit 2024, prokuroritë themelore publike në vend vepruan kundër gjithsej 37.255 kryesve të veprave penale, nga të cilat raportë të sapopranuara ishin kundër gjithsej 25.909 autorëve të veprave penale. Një krahasim i të dhënave tregon se në vitin raportues ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të autorëve të veprave penale të sapoparaqitura krahasuar me vitin e kaluar (me rreth 10 për qind), si në lidhje me autorët e modhës madhore, ashtu edhe me fëmijët.“Duke marrë parasysh rënien e vazhdueshme të numrit të prokurorëve publikë dhe numrin e të punësuarve në prokurorinë publike në vitet e fundit, e cila vazhdoi edhe gjatë vitit raportues 2024, si dhe sasinë e pamjaftueshme të mjeteve të ndara për aktivitetet hetimore dhe për punën e prokurorive, të cilat janë shumë nën minimumin e përcaktuar me ligj, është e qartë se ky fluks i shtuar i çështjeve në prokuroritë publike paraqet një sfidë shtesë për kapacitetet”, konstatohet në Raportin.Rritja e vëllimit të punës dhe e çështjeve të trajtuara nga prokuroritë publike në vitin 2024 reflektohet edhe në rritjen e përgjithshme të numrit të procedurave për veprat penale nga pothuajse të gjitha kapituj e Kodit Penal.Teksti i plotë i Raportit Vjetor me të dhëna statistikore mbi punën e prokurorive dhe strukturën e krimit është i disponueshëm në linkun në vijim.Prokuroria Publike informoi se është përgatitur edhe një raport i posaçëm mbi zbatimin e masave të posaçme hetimore, sipas të cilit bie në sy se numri i rasteve në të cilat janë aplikuar masa të posaçme hetimore gjatë vitit 2024 ka një tendencë të konsiderueshme në rënie krahasuar me vitin 2023 (35 raste krahasuar me 87 raste të vitit të kaluar), megjithatë, të dhënat mbi mbulimin e personave dhe rasteve tregojnë se ky lloj mase vazhdon të përdoret si një mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurimin e provave.Raporti për zbatimin e masave të posaçme hetime në vitin 2024 është i disponueshëm në linkun në vijim.
Në përputhje me nenin 55 të Ligjit për prokurorinë publike, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e paraqiti raportin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shqyrtim e dorëzoi në Këshillin e Prokurorëve Publikë, ndërsa për njohje iu dorëzua edhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrisë së Drejtësisë.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...