string(68) "raphinha-tregoi-se-cili-lojtar-i-premierliges-e-inspironte-si-femije"

Sport

Gazeta Express

11/05/2025 19:07

Raphinha tregoi se cili lojtar i Premierligës e inspironte si fëmijë

Sport

Gazeta Express

11/05/2025 19:07

Sensacioni i “El Clasico”-s, Raphinha, është në rrugë drejt titullit të dytë në La Liga dhe një dopiete të lavdishme me Barcelonën.
Blaugranat u shkëputën me shtatë pikë në krye të tabelës pas fitores ndaj Real Madridit, me dy golat e Raphinha-s në pjesën e parë që e vendosën ekipin në rrugën e duhur për një fitore dramatike 4-3.

Ish-sulmuesi i Sporting CP dhe Rennes, i cili u bë i njohur me Leeds United në Premier League, u frymëzua si fëmijë nga një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë në elitën angleze – Thierry Henry.
Sot, në moshën 28-vjeçare, braziliani i lindur në Porto Alegre po shkëlqen në të njëjtin terren ku Henry ndihmoi të shkruhej historia e futbollit.

“Shikoja Premier Leaguen me babanë në kanalet falas,” tha Raphinha për The Players’ Tribune.
“Henry ishte në fluturim, njeriu im. Ato vrapime, ato përfundime… ishte çmenduri.
Nuk i kujtoj detajet, por ndoshta isha në ndonjë bar të vjetër në Restinga kur bëra betimin: një ditë do të luaj atje.”

Pasi u transferua nga Lisbona te Leeds në vitin 2020, Raphinha u bashkua me skuadrën e Marcelo Bielsës pas promovimit të tyre në Premier League.
Ai luajti për herë të parë në Emirates Stadium në një humbje 4-2 në shkurt 2021, kur stadiumet ishin bosh për shkak të kufizimeve nga pandemia.
Në verën e vitit 2022, ai kaloi te Barcelona për një shumë rreth 50 milionë paundë, duke zënë vendin e dikurshëm të Henry-t në krahun e sulmit.

Thierry Henry, fitues i Kupës së Botës, fitoi tripletën me Barcelonën në sezonin 2008-09 – La Liga, Copa del Rey dhe Champions League.
Tani Raphinha është pranë një dopiete me Barçën dhe ka qenë vendimtar këtë sezon, veçanërisht me golat e tij të rëndësishëm kundër rivalëve për titull.
Megjithëse Kylian Mbappé shënoi një tregolësh për Real Madridin, nuk mjaftoi për t’i ndalur katalanasit që të zgjerojnë avantazhin dhe ta kenë titullin pothuajse në xhep./GazetaExpress/