string(41) "raphinha-i-rekordeve-e-rivalizon-ronaldon"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2025 15:52

Raphinha i rekordeve, e rivalizon Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

01/05/2025 15:52

Raphinha është duke e kaluar një sezon përrallor me Barcelonën.

Ylli brazilian bëri paraqitje pozitive edhe mbrëmë në barazimin 3:3 me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Veç Cristiano Ronaldo ka regjistruar më shumë kontribute në gola (gol + asistim) brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve sesa Raphinha!

Asnjë lojtar në histori të Barcelonës nuk ka regjistruar më shumë kontribute në gola gjatë një sezoni në Champions sesa Raphinha!

Vetëm tre lojtarë ndonjëherë kanë qenë të përfshirë direkt në 20+ gola në një sezon të vetëm në këtë kompeticion prestigjioz deri tash:

◎ Cristiano Ronaldo (2013/14 e 2015/16)

◎ Robert Lewandowski (2019/20)

◉ Raphinha (2024/25)

Raphinhas i duhen:

6 gola në 2 ndeshje (nëse Barça shkon në finale) për ta thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në Champions (17),

3 kontribute në gola në 2 ndeshje për ta thyer rekordin e Cristianos për më së shumti kontribute në gola brenda një sezoni të Championsit (22).

Braziliani tashmë i ka shënuar 52 gola në 51 ndeshje të këtij sezoni.

Raphinha është absolutisht “ZJARR” në këtë sezon! /Gazeta Express