string(88) "raphinha-e-zbulon-historine-me-kombetaren-italiane-me-te-cilen-mund-ta-fitonte-euro-2020"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 13:04

Raphinha e zbulon historinë me Kombëtaren italiane, me të cilën mund ta fitonte Euro 2020

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 13:04

Raphinha është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Ylli brazilian ka shpërthyer në fanellën e Barcelonës, të cilën po e udhëheq së bashku me Lamine Yamal drejt titullit të kampionit në La Liga, por e fitoi edhe Copa del Rey e Superkupën e Spanjës, ndërsa është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, nëse kthehemi disa vite më parë, përfaqësuesi brazilian e rrëfen një histori të pabesueshme, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, sulmuesi anësor kishte përfunduar në radar të Federatës Italiane të Futbollit, e cila e donte atë në Kombëtaren italiane.

Dhe, edhe pse futbollisti ishte i gatshëm të bëhej “Azzurr”, vonesat me dokumentacion e lanë atë pa iu bashkuar italianëve dhe pa e fituar titullin e kampionit të Evropës në vitin 2020.

Sidoqoftë, atij nuk i ka mbetur aspak merak kjo pasi thellë në zemrën e tij dëshironte të luante për vendin e tij, për atë ku i rrahë zemra – Brazilin.

“Isha me të vërtetë afër që ta pranoja thirrjen nga Kombëtarja italiane, kisha vendosur të shkoja atje!”

“Ishte planifikuar që unë të shkoja për të luajtur në Evropian, të cilin e fituan ata në vitin 2020. Në fakt, kisha vendosur të shkoja. Por, fati deshi që pasaporta nuk erdhi ne kohë.”

“Në atë pikë, njerëzit nga Kombëtarja italiane po më thërrisnin. Jorginho më thërriste gjatë tërë kohës. Stafi i Italisë e kishte një projekt të jashtëzakonshëm për mua, diçka që vërtet ma mbushi syrin.”

“Por, në të njëjtën kohë, thellë brenda meje, e kisha një për qind shprese se mund ta vishja fanellën e Brazilit. Dhe, fatmirësisht, pasaporta ime italiane nuk u bë me kohë!” /Gazeta Express