string(105) "raphinha-e-vazhdon-traditen-e-tij-e-pershkon-ne-gjunje-fushen-e-montjuic-pas-nje-sezoni-te-madh-me-barcen"

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 18:20

Raphinha e vazhdon traditën e tij, e përshkon në gjunjë fushën e “Montjuic” pas një sezoni të madh me Barçën

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 18:20

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha e ka vazhduar traditën e tij edhe në Kataloni.

Braziliani e përshkoi në gjunjë fushën e stadiumit “Montjuic”, pas një sezoni të suksesshëm e të mbushur plot trofe me Barcelonën.

Kjo erdhi pasi Barcelona e fitoi Supërkupën e Spanjës në janar të këtij viti, Kupën e Mbretit në prill dhe La Ligan në maj.

Të njëjtën gjë, Raphinha e kishte bërë edhe më 2022 te Leeds Unitedi, por atëherë me ambicie të tjera.

Raphinha e kishte kaluar tërë fushën e “Elland Road”, pasi Leedsi e kishte siguruar mbetjen në Premierligë edhe për një sezon.

Sulmuesi brazilian këtë sezon ka qenë një nga më të mirët te Barcelona, duke kontribuar me 34 gola dhe 25 asistime në të gjitha garat.

Raphinha, po ashtu edhe një ndër kandidatët kryesor për të fituar Topin e Artë për këtë vit, së bashku me bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal dhe Ousmane Dembelen e PSG-së./GazetaExpress/