Rangnick në Milan, punë e kryer - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

06/07/2020 21:50

Rangnick në Milan, punë e kryer

Futboll

Gazeta Express

06/07/2020 21:50

Është arritur marrëveshja që shefi i Red Bull, Ralf Rangnick, të bëhet trajner i Milanit sezonin e ardhshëm.

Kështu raportojnë mediat italiane dhe dyshimi i vetëm mbetet se sa shumë autoritet do të ketë në Milan.

Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb dhe MilanNeës.it të gjithë raportojnë se Rangnick do të ketë kontroll të plotë në skuadër, në stafin mjekësor, në transferime.

Numri një i klubit, Ivan Gazidis, tashmë e ka njoftuar edhe Paolo Maldinin për ardhjen e gjermanit.

Për të mos e shkarkuar Maldinin, pasi rolin e tij do ta marrë gjithashtu trajneri i ri, ati i është afruar pozita e ambasadorit që me shumë mundësi legjenda e kuqezinjve do ta refuzojë. /Gazeta Express/