Rangellova kërkon që deputetët e akuzuar të mos debatojnë për Ligjin për PP - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 17:55

Me i fundit

Rangellova kërkon që deputetët e akuzuar të mos debatojnë për Ligjin për PP

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 17:55

Vazhdon debati në Kuvendi mbi miratimin e Ligjit për Prokurorinë. Deputetja Daniella Rangelova, e cila është e akuzuar në rastin  “Dhuna në Qendër”, kërkoi që të gjithë deputetët që janë të akuzuar ose që janë nën hetim të mos përfshihen në debat, përcjell GazetaExpress.

“Më vjen keq kur shoh se si kolegët nga VMRO-DPMNE-ja, deputetët e pavarur ose ata të grupit parlamentar, marrin pjesë në vetë-shkatërrim të partisë. Unë dua që kjo të ndalet menjëherë, kemi për çka të flasim, të lëmë gjërat tona personale në shtëpi. Unë mendoj se është parimore, kryesisht për të gjithë, qofshin ata të akuzuar, qofshin ata që janë përfshirë në para-hetim ose në ndonjë hetim, të mos debatojnë, sepse qytetarët do të thonë se janë të njëanshëm”, tha Rangellova./GazetaExpress/

Besmir Lika