Dy aktorë humbin jetën gjatë provave për serialin televiziv - Gazeta Express
string(55) "rane-nga-ura-dy-aktore-vdesin-teksa-po-xhironin-filminn"

Gazeta Express

18/01/2020 8:29

Dy aktorë humbin jetën gjatë provave për serialin televiziv

Gazeta Express

18/01/2020 8:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.

Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa. Aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti- thuhet në deklaratë.

Lexo Edhe:

“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,”- vazhdon më tej deklarata.

Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti por detaje të tjera nuk u bënë publike.

Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta).