Ramush Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë - Gazeta Express
string(80) "ramush-haradinaj-pret-ne-takim-udheheqesin-e-ri-te-misionit-te-osbe-se-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 13:19

Ramush Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 13:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Z. Z. Gerard McGurk, udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Haradinaj i uroi mirëseardhje Ambasadorit McGurk dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re.

Në fokus të bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit me OSBE-në në funksion të forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Haradinaj kërkoi mbështetjen e mëtejshme të misionit, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Aleancës për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE-në.