Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi nga LDK-ja - Gazeta Express
string(50) "ramush-haradinaj-president-vjen-reagimi-nga-ldk-ja"

Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi nga LDK-ja

Gazeta Express

13/08/2020 7:07

Gjatë ditës së djeshme kryesia e AAK-së e ka përkrahur fuqishëm kryetarin e partisë së saj, Ramush Haradinaj, për ta marrë postin e presidentit.

Rreth kësaj teme nuk ka pasur reagime deri më tani nga partneri i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës

Lexo Edhe:

Në një prononcim për Klan Kosova, deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni, ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet mes partnerëve kur t’i vijë koha.

“Partneret e koalicionit duhet të ulen e bisedojnë kur t’i vijë koha”, u shprehë ajo fillimisht.

Tutje, ajo tregoj se çështja e pozitës së presidentit nuk është biseduar në gjatë negociatave për koalicion dhe kjo temë as që është përmendur në forumet e partisë kohët e fundit.

“Unë besoj që jo. Besoj që bisedime të tilla me çështjen e presidentit, duhet të bisedohen edhe forumet e partisë e një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Aq sa jam e informuar unë, jo”, u shpreh deputetja.