Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit Mentor Dervishaj.
Haradinaj e kujtoi sakrificën e tij për çlirimin e Kosovës.
“Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen. Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”.
“Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka thënë ai./Gazeta Express