Ramush Haradinaj krah Bekim Jasharit për "Natën e Zjarreve" - Gazeta Express
string(57) "ramush-haradinaj-krah-bekim-jasharit-per-naten-e-zjarreve"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 19:28

Ramush Haradinaj krah Bekim Jasharit për “Natën e Zjarreve”

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 19:28

Me manifestimin “Nata e Zjarreve” po përmbyllet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë pamje teksa është ndezur flakadani.

Lexo Edhe:

“Në natën që u ndezën zjarret, për të mos u shuar deri në çlirim. Prekaz, 23 vjet më vonë! Lavdi!“, ka shkruar Haradinaj.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.

Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.

Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.