Ramush Haradinaj apo Isa Mustafa - Çështja e presidentit përplas përsëri partnerët e koalicionit - Gazeta Express
string(94) "ramush-haradinaj-apo-isa-mustafa-ceshtja-e-presidentit-perplas-perseri-partneret-e-koalicionit"

Gazeta Express

26/10/2020 20:06

Ramush Haradinaj apo Isa Mustafa – Çështja e presidentit përplas përsëri partnerët e koalicionit

Gazeta Express

26/10/2020 20:06

AAK paralajmëron zgjedhje nëse Haradinaj nuk bëhet president, fajëson LDK-në nëse vendi shkon në zgjedhje.

Fundjavën që lame pas dolën më në pah mospajtimet mes partnerëve të koalicionit.

Vendimi për zhbërje të taskforcës antikorrupsion  u bë arsye e një përplasje në distancë të shtunën mes kryeministrit, Avdullah Hoti e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

Por përveç kësaj çështje në të cilën nuk po gjejnë pajtim LDK e AAK, këto subjekte s’po pajtohen as për presidentin.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj bën me dije që nëse Ramush Haradinaj nuk bëhet president, AAK do të dalë  prej koalicionit.

Selmanaj tutje komenton dhe polemikën e Haradinajt me kryeministrin Hoti.

Ai thotë që reagimi i partisë së tij është mese i drejtë e i nevojshëm.

Por analisti Rasim Alija më të mundshëm e sheh një president që vije nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, edhe AAK mund të pajtohet me një president që nuk është Ramush Haradinaj.

Televizioni ka kontaktuar edhe shefin e grupit të deputetëve të LDK-së për këtë çështje, Arben Gashin por ky i fundit ka thënë se nuk ka koment për këtë cështje.

E javën që lamë Presidenti Thaci, kreu i PDK-së dhe ai i AAK-së u takuan në një nga restorantet e kryeqytetit.

E Haradinaj tha se biseduan edhe për cështjen e presidentit.

Kreu i AAK-së takime ka zhvilluar edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.