Ramosi pas debutimit për PSG-në: Ndjesi e veçantë - Gazeta Express

Ramosi pas debutimit për PSG-në: Ndjesi e veçantë

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 23:25

Sergio Ramos ka debutuar me fitore ditën e sotme me PSG, ku skuadra e Mauricio Pochettinos arriti të mposhte ST Etienne me shifrat 3-1.

Sergio Ramos është transferuar në Paris gjatë merkatos së verës, por për shkak të lëndimeve nuk ka mundur dot të vishte një fanellë titullari.

Lexo Edhe:

Pas fitores në debutimin e tij ish-mbrojtësi i Real Madrid është shprehur shumë i lumtur she shpresoj që të ndihmojë skuadrën me paraqitjen e tij.

“Është një ndjenjë e veçantë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Është një ditë shumë e veçantë për mua pasi kalova kaq shumë kohë pa luajtur. Është e rëndësishme për mua që kam ndihmuar ekipin, të jem këtu me grupin dhe të kem luajtur 90 minuta”, tha fillimisht Sergio Ramos.

“Bëmë paraqitje të mirë, fituam 3 pikët dhe po largohemi me fitore. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ndihem mirë në fushë me shokët e skuadrës. Gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje të parë, me kalimin e kohës do të njihemi edhe më mirë dhe kjo do të na japë akoma më shumë forcë në fushë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /abcnews.al/