Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’ zbulon bisedën ‘lamtumirëse’ me Perezin - Gazeta Express
string(86) "ramosi-me-nje-kembe-jashte-realit-el-chiringuito-zbulon-biseden-lamtumirese-me-perezin"

Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’ zbulon bisedën ‘lamtumirëse’ me Perezin

Futboll

Gazeta Express

15/04/2021 17:20

Duket pa e besueshme, por është gjithnjë e më afër për t’u bërë realitet.

Njeriu që i ka dhënë shumë Realit, kapiteni, lideri brenda dhe jashtë fushe, Sergio Ramos, ka shumë gjasa të largohet në fund të edicionit.

Lexo Edhe:

“El Chiringuito” ka zbuluar një bisedë mes Florentino Perez dhe Sergio Ramos kur takoheshin për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Gazetari Josep Pedrerol, nga burime të sigurta tha “Kur Ramos refuzoi ofertën e Real Madridit, Florentino Perez i tha; ‘Duhet ta planifikojmë sezonin pa ty…’. Dhe Ramos iu përgjigj; ‘Bëje’”, deklaroi Pedrerol.

Ramos është pjesë e Madridit që nga viti 2005.

Ai deri më tani ka bërë 670 paraqitje me klubin e Los Blancos, ka shënuar 101 gola. /Gazeta Express/