Ramosi e mbështet Messin për Topin e Artë, thotë se do ta mbrojë argjentinasin tërë kohën - Gazeta Express
string(88) "ramosi-e-mbeshtet-messin-per-topin-e-arte-thote-se-do-ta-mbroje-argjentinasin-tere-kohen"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 9:14

Ramosi e mbështet Messin për Topin e Artë, thotë se do ta mbrojë argjentinasin tërë kohën

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 9:14

Sergio Ramosi ia ka uruar gjithë fatin e botës Lionel Messit, një ditë para ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë, dhe shpreson se bashkëlojtari i tij i ri në Paris Saint-Germain do ta fitojë këtë çmim edhe një herë tjetër.

Rivalët e shndërruar në shokë skuadre në Ligue i ndihmuan PSG-së ta mposhtë Saint-Etiennen me rikthim të dielën, në debutimin e plotë të spanjollit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi e kompletoi një het-trik asisetesh në atë takim, duke i përgatitur vetë të tri golat e PSG-së.

Superylli argjentinas do të kërkojë ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë rekord sonte në Paris.

Duke folur pas ndeshjes dje, Ramosi u pyet nëse shpreson se Messi do ta fitojë Topin e Artë: “Po, natyrisht. Unë do ta mbroj këtë djalosh në ekipin tim. Atij ia uroj gjithë fatin e botës”.

“Ai është në gjendje të mirë fizike dhe mendoj se ai është një lojtar i cili vërtet e bën dallimin. Ai është lojtar i veçantë dhe është privilegj ta kesh në ekip”, shtoi Ramos. /Gazeta Express/