Ramosaj për bllokadën në Kuvend: AAK edhe kur s'ka përfituar asgjë, ka ofruar alternativa - Gazeta Express
string(86) "ramosaj-per-bllokaden-ne-kuvend-aak-edhe-kur-ska-perfituar-asgje-ka-ofruar-alternativa"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 17:56

Ramosaj për bllokadën në Kuvend: AAK edhe kur s’ka përfituar asgjë, ka ofruar alternativa

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 17:56

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe për pozicionin e AAK-së në raport me krizën.

Ramosaj ka thënë se nëse kuptohet drejt qëndrimi i AAK-së, si parti në çdo lloj situate kanë pasur alternativa edhe në rastet kur s’kanë përfituar ndonjë pozitë.

 “Nëse kuptohet drejt Aleanca, në çfarëdo lloj situate kemi pasë alternativa, edhe kur s’kemi marrë naj çmim apo s’kemi përfituar ndonjë pozitë, gjithmonë kemi qenë pro proceseve që çojnë në avancim të shtetit”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka shtuar se është i lumtur që AAK ka ofruar një alternativë dhe sipas tij ajo është dashur të mirëkuptohet.

“Edhe kësaj radhe jam i lumtur që AAK ka ofruar alterantivë që është dashur me u përkrah dhe me pasë mirëkuptim”, ka thënë Ramosaj./Express/