Ramos: Sezon interesant na pret - Gazeta Express
string(30) "ramos-sezon-interesant-na-pret"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 23:39

Ramos: Sezon interesant na pret

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 23:39

Mbrojtësi spanjoll është më i motivuar së kurrë para fillimit të kampionatit

PSG e fillon sezonin e tyre në Ligue 1 të shtunën kundër Clermont Foot 63 në stadiumin Gabriel Montpied, e ku do të kërkojnë që ta mbrojnë titullin e tyre ku ata janë favorit.

Lexo Edhe:

Sergio Ramos është duke shikuar për ta pasur një sezon edhe më të mirë sesa sezonin e kaluar, të cilin e kaloi me lëndime dhe spanjolli duket se është optimist për gjërat që do ndodhin në vazhdim.

Ish kapiteni i Real Madridit u transferua në kryeqytetin francez verën e kaluar nga Los Blancos. Ai përfundoi sezonin 2020/21 i lënduar dhe mungoi gjatë Euro 2020, ku në ndeshje parasezonale kishte dhimbje. Këto dhimbje vazhduan edhe në sezonin 21/22 ku ai luajti shumë pak futboll (12 ndeshje, të gjitha në Ligue 1) më së paku që prej vitit 2004 kur luante me Sevillan. Skuadra e tij e fitoi Ligue 1, por humbi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Tani, ai po shikon ta rikuperojë kohën e humbur, ku edhe ka startuar dhe shënuar një gol të bukur në finalen e Super Kupës së Francës.

“Jam shumë i lumtur për fillimin e sezonit duke fituar tituj, por edhe për atë se ndihem shumë mirë fizikisht. Mendoj se një sezon interesant na pret”, tha ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për trajnerin e ri të PSG-së, Christophe Galtier.

“Për momentin ne po ja dalim mirë, por kemi nevojë që ta ndërtojmë një besim dhe të përshtatemi në sistemin e ri”, tha ai, me PSGnë që tani luan me tre mbrojtës qendrorë.

“Ende e kam pak problem gjuhën, por mendoj që ne e kuptojmë sistemin shumë mirë për shkak se ai është një trajner i madh, i menwur dhe ne i përkthejmë idetë e tij në fushë”.

“Tre mbrojtës e baraspeshon ekipin dhe jep siguri për sulmuesit. Ne arrijmë t’i mbyllim krahët më mirë dhe ata mund të kundërzbresin më shpejt në sulm. Pak nga pak, ne po e njohim më mirë njëri-tjetrin, përfshirë edhe aftësitë edhe dobësitë tonë”. /GazetaExpress/