Pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin, Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Dëshirë e mbrojtësit spanjoll është të shkojë për të luajtur në ligën MLS, posaçërisht në Inter Miami, shkruan “Gazeta Express”.
Dëshirë e tij më saktë është që të luajë përsëri përkrah Lionel Messit, me të cilin e kaloi një eksperiencë në PSG, kur të dy ishin prezantuar në të njëjtën ditë në verën e vitit 2021.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, për veteranin e mbrojtjes nuk ka arritur ende një ofertë nga Miami, ku tashmë janë bashkuar Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, e që rrugën e tyre pritet ta ndjek edhe Andres Iniesta, e ndoshta edhe Luis Suarez.
Sidoqoftë, në alternativë të SHBA-ve ish-futbollisti i Sevillës dhe Real Madridit e ka Arabinë Saudite.
Atje, qendërmbrojtësi do ta merrte para të majme, ndërsa do të luante në një ligë me ish-bashkëlojtarët e tij, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema. /Gazeta Express/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...