Ramiz Sadiku e njofton largimin e Alban Dragushës, pritet zyrtarizimi i tij te Prishtina - Gazeta Express
string(87) "ramiz-sadiku-e-njofton-largimin-e-alban-dragushes-pritet-zyrtarizimi-i-tij-te-prishtina"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 22:04

Ramiz Sadiku e njofton largimin e Alban Dragushës, pritet zyrtarizimi i tij te Prishtina

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 22:04

Ramiz Sadiku ka njoftuar se e ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.

I njëjti pritet që të marrë drejtimin e Prishtinës, sipas disa raportimeve.

Kjo pasi Prishtina mbeti pa trajner gjatë mbrëmjes së sotme, pas dorëheqjes nga trajneri i deritashëm, Afrim Tovërlani.

Tovërlani dha dorëheqje, pasi Prishtina u mposht nga Ferizaj sot, në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës.

Klubi i Ramiz Sadikut më tej ka njoftuar se Triumf Sinani e ka marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Dragushës.

Njoftimi i plotë nga Ramiz Sadiku:

“KF Ramiz Sadiku njofton se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me kryetrajnerin Alban Dragusha.

E falënderojmë trajnerin Alban për kontributin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit tonë. Ai ka dhënë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e skuadrës.I urojmë shumë suksese në sfidën e re , duke besuar se do të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën e tij.

Ndërkohë, KF Ramiz Sadiku emëron Kryetrajner ,Triumf Sinanin, i cili deri më tani ka qenë bashkëpuntori i parë i trajnerit Alban”, shkruan Ramiz Sadiku./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement