Ramiz Lladrovci uron Ali Ahmetin për fitoren absolute - Gazeta Express
string(53) "ramiz-lladrovci-uron-ali-ahmetin-per-fitoren-absolute"

Gazeta Express

16/07/2020 12:41

Ramiz Lladrovci uron Ali Ahmetin për fitoren absolute

Gazeta Express

16/07/2020 12:41

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ali Ahmetin për fitoren absolute, të cilën ai quan fitore me meritë, fitore e cila vijon pa ndërpre nga viti 2001 e këndej, përcjell Gazeta Express.

Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare, ka shkruar Ramiz Lladrovci. Ja postimi i tij i plotë:Fitorja absolute e Ali Ahmetit, fitore e merituar! Posa e telefonova vëllain tim, Ali Ahmetin, për ta përgëzuar për fitoren absolute! Kjo fitore, është fitore e kauzës së drejtë të popullit tonë, të cilën e ka parashtruar para qytetarëve dhe arriti synimin madhor, fitore e cila vijon pa ndërpre nga viti 2001 e këndej. Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Vërtetë është koha për Kryeministrin shqiptar. Ju priftë e mbara!

Lexo Edhe: