E fitoi komunën e Drenasit me Iniciativën për Drenasin Kampion, por, edhe pse e pati kundërshtare PDK-në në zgjedhjet lokale, Ramiz Lladrovci po thotë se kjo komunë është e PDK-së.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Lladrovci tha se është takuar me kryetarin e ri të PDK-së, Bedri Hamzën gjatë ditës së sotme.
Por thotë se nuk është marrë vesh për asgjë, sepse, sipas tij, nuk mund të realizohen disa gjëra në takimin e parë.
“Sot jam takuar me Bedri Hamzën, rreth 3 orë kemi biseduar për të ardhmen e PDK-së, për proceset, procedurat, zhvillimet në PDK. Edhe me dasht nuk munesh me u marr vesh në takimin e parë, sepse ai duhet me bisedu edhe palën tjetër. Ne s’kemi nevojë me lëndu njanën palë, me kthy tjetrën palë e me lëndu njanën palë, sepse ne duhet me provu me dalë unikë”, deklaroi Lladrovci.
Kryetari i Drenasit tha se nëse PDK-ja bëhet bashkë me të për zgjedhjet e ardhshme qendrore, do t’i fitojnë ato.
“Nëse merremi vesh, dalim unikë, ne besoj shkojmë drejt fitores së zgjedhjeve që po vijnë. Me neve bashkë, krejt… si të jemi unikë, i fitojmë (zgjedhjet). Unë jam duke thënë Iniciativa, apo komuna e Drenasit që e udhëheqi unë, është komunë e PDK-së. Tash në KQZ shkruan iniciativa. Nëse shkojmë në zgjedhje bashkë, është sukses shumë i madh. Por edhe nëse nuk shkojmë, unë nuk hezitoj të shkoj edhe me iniciativë”, deklaroi Lladrovci.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...