"Për Drenasin Kampion" PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri - Gazeta Express
string(91) "per-drenasin-kampion-pdkrll-ramiz-lladrovci-themelon-njofton-se-ka-themeluar-subjektin-e-ri"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:27

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:27

Ramiz Lladrovci ka formuar një subjekt të ri politik të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), i cili do të garojë vetëm në zgjedhjet lokale për asamble dhe kryetar.

Ai ka ftuar qytetarët e Drenasit që t’i bashkohen këtij subjekti, për siç thotë qeverisjen e pandikuar “nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit”.

Ai fton qytetarët “ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit”, shprehet Lladrovci.

Tutje, Lladrovci thotë se subjekti i ri synon, “me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm”.

Reagimi i plotë: