Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka takuar banorët e Terstenikut.
Ai ka thënë se ata mbajnë fjalën, nderojnë besimin e qytetarëve dhe zbatojnë ligjin.
Postimi:
Takim i jashtëzakonshëm me qytetarët e Tersteniku I dhe II, bashkë me Agron Bylykbashin, Selman Qallapekun, Mirlinda Dvoranin dhe kandidatët tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, diskutuam për 101 arsyet për vazhdimin e qeverisjes së mirë.
Ne mbajmë fjalën, nderojmë besimin e qytetarëve, zbatojmë ligj, punojmë dhe nuk marrim leje askund për të zhvilluar projekte në dobi të mirëqenies së qytetarëve kampionë në zemrën e Kosovës.
101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!