Ramiz Lladrovci para qindra mbështetësve mesazh kundërshtarëve: Do ua tregojmë vendin me 12 tetor - Gazeta Express
string(96) "ramiz-lladrovci-para-qindra-mbeshtetesve-mesazh-kundershtareve-do-ua-tregojme-vendin-me-12-tetor"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:35

Ramiz Lladrovci para qindra mbështetësve mesazh kundërshtarëve: Do ua tregojmë vendin me 12 tetor

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:35

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat tjetër përmes iniciativës ‘‘Për Drenasin Kampion’’, ka hapur sonte fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lladrovci ka thënë se bashkë me qytetarët do të ua tregojnë vendin me 12 tetor, atyre që janë munduar ta largojnë nga qeverisja e shkëlqyer.

‘‘Kemi bërë punë. E ardhmja e komunës tonë është në duar tonë. Unë angazhohem për Drenasin Kampion. Dua të kthehem edhe një herë të aktualiteti politik. Unë kam pas vërejtje ndaj lidershipit, ata që provuan të na largojnë nga qeverisja e shkëlqyer, që provuan të thonë sikur Drenasi ka nevojë për bedel e rikthim të keqbërësve, bashkë do të ua tregojmë vendin me 12 tetor’’, ka thënë ai.

I pari i Drenasit ka thënë edhe se ata kanë krenarinë që t’i thonë ‘’Jo Dadës Razë’’, sepse nuk kanë deficit atdhedashurie.

‘‘Në Drenas e kemi krenarinë dhe integritetin për t’i thënë ‘’Jo dadës Razë dhe votimit symbylltas’’. Sepse ne nuk kemi deficit atdhetarie, atdhedashurie. Sepse ne planifikojmë edhe takimet edhe vizitat nuk veprojmë shkel e shko sikur disa patriotë që shiten kanë kontribuar për çlirim’’, ka thënë ai.