Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur hapur pretendimet e tij për të konkurruar sërish për kryetar të kësaj komune.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar fjalimin që e ka mbajtur dje në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.
Aty ai ka renditur të arriturat e qeverisë së tij në këtë komunë.
Lladrovci ka treguar se dega e PDK-së në Drenas është duke e përgatitë t platformën për zgjedhjet lokale.
“I kemi hapur dyer e dritare për anëtarë të rinj, i kemi hapur zemrat për të gjithë ata që i besojnë partisë së fitoreve për Republikën e Kosovës, për partinë e cila është aksionare kryesore e çdo të arriture të shtetit tonë. Dega e PDK-së në Drenas po përgatit platformën për zgjedhjet lokale, rezultatet e shkëlqyera të 9 shkurtit, do t’i përsërisim. Me sukses po afrojmë qytetarë që janë të bindur në punën tonë. Ndonjëherë nuk folim mirë me gramatikë, por, na punojmë shkëlqyeshëm. Drenasi ka kapacitete njerëzore e profesionale për të qeverisur jo vetëm Drenasin, por edhe shumë më shumë”, ka thënë Lladrovci.
aaaaa