Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat në krye të Drenasit, me ‘’Për Drenasin Kampion’’’, ka përshëndetur të gjithë qytetarët që janë nisur drejt Hagës për protestën kundër speciales.
‘‘Përshëndes të gjithë ata që janë në rrugë e sipër për protestë. Përshëndes delegacionin e prirë nga Mixhen Bucolli bashkë me veteranë nga komuna jonë’’, ka thënë Lladrovci.
Këtë deklaratë i pari i Komunës së Drenasit e ka bërë gjatë hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.