Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po synon edhe një mandat tjetër pavarësisht se PDK e kandidoi Petrit Hajdarin për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka thënë se “bedelët me letra e pa letra” i ka mundur dhe do t’i mundë sërish.
“Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...