Pas një pushimi të shkurtër, emisioni “Favorit” rikthehet sërish në ekranet tuaja.
Emisioni “Favorit” vazhdon aty ku e la, derisa do të trajtohen tema të rëndësishme për sportin kosovar.
Në emisionin e sontëm, të parin për sezonin e ri, të ftuar në panel janë: Ramiz Krasniqi, Rafet Prekazi, Taulant Dajaku dhe Bleron Ajeti.
Në diskutim e sipër për xhiron hapëse të Superligës së Kosovës, trajneri i mirënjohur kosovar, Ramiz Krasniqi u shpreh i mllefosur me paraqitjen e Prishtinës në ndeshjen ndaj Suharekës.
Ai tha se Prishtina duhet të synojë gjithmonë trofeun e Superligës dhe jo vetëm të kënaqet me vendin e katërt e të pestë.
“Prishtina s’duhet të kënaqet me vendin e katërt e të pestë, duhet që gjithmonë të synojë vendin e parë. Në ndeshjen e sotme kam pritur shumë nga kjo skuadër, por më dëshpëroi, s’kishte ide të lojës, mungonte intensiteti”, tha ai.
Prishtina barazoi pa gola me Suharekën në “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që u luajt nën dritën e reflektorëve nga ora 19:00./GazetaExpress/