Ramë Lahaj nga Australia: Respektoni vendimet e Qeverisë për Koronavirusin - Gazeta Express
string(73) "rame-lahaj-nga-australia-respektoni-vendimet-e-qeverise-per-koronavirusin"

Ramë Lahaj nga Australia: Respektoni vendimet e Qeverisë për Koronavirusin

Gazeta Express

16/03/2020 19:20

Tenori kosovar Ramë Lahaj është paraqitur me një video mesazh nga Australia ku ka bërë apel tek kosovarët që të rrinë të mbyllur dhe të zbatojnë urdhrat e Qeverisë

Në këtë videomesazh Ramë Lahaj, që ishte edhe vet i izoluar, ka thënë se po paraqitet nga atje për të bërë një apel pasi që kishte marrë një mesazh nga kryeministri Albin Kurti një ditë më herët.

Lexo Edhe:

“Të dashur bashkatdhetarë, më shumë se kurrë na duhet kujdes e përkushtim për ta luftuar këtë PANDEMI të rrezikshme që ka përfshirë gjithë botën, andaj përfillni të gjitha masat parandaluese dhe bëni durim. Të qëndroni në shtëpi, derisa të kalojë kjo furtunë e madhe. Zoti ju ruajt!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e këtyre dy videove.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për gjendjen e “Emergjencës shëndetësore” derisa ka lutur qytetarët që të rrinë sa më shumë brenda shtëpive të tyre. /GazetaExpress/