Ramë Lahaj ndez skenën e Ankarasë me këngë shqipe - Gazeta Express
string(49) "rame-lahaj-ndez-skenen-e-ankarase-me-kenge-shqipe"

Muzike

Gazeta Express

28/02/2024 19:26

Ramë Lahaj ndez skenën e Ankarasë me këngë shqipe

Muzike

Gazeta Express

28/02/2024 19:26

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj ka mbajtur mbrëmë një koncert të madh para shumë të pranishmeve në Ankara të Turqisë.

Lahaj ka interpretuar disa këngë të bukura shqipe.

Lexo Edhe:

Për këtë fillimisht reagoi Ambasadori i Kosovës në Republikën e Turqisë, Agon Vrenezi.

“Tenori i njohur Ramë Lahaj sonte në Ankara interpretoi disa këngë të bukura shqipe dhe u mirëprit nga më se 3000 të pranishëm në Ankara Congresium”, shkroi ai në profilin e tij në facebook.

Në fillim të ditës së sotme ka reaguar edhe vetë Lahaj me një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

“Në rrugëtimin tim jo fort të shkurtër, për të mësuar muzikën e kulturën botërore, aty kuptova, mësova e zbulova ma të shtrenjtën. Mësova vlerat e kangës shqipe. Shqip kam me i knu dyjas tanë jetën, se shqipen e flet edhe vetë  Zoti. Shqip me buzëqeshë shpirti e zemra, se shqip me ka knu edhe nana, na kanë knu edhe t’parët, në të mirë e në të keqe. Paçi bekimin e Zotit miq. Të fala nga Ankara kësaj radhe!”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/