Ramë Lahaj mban koncertin e parë për këtë vit, në Turqi - Gazeta Express
string(54) "rame-lahaj-mban-koncertin-e-pare-per-kete-vit-ne-turqi"

Arte

Gazeta Express

04/01/2023 15:40

Ramë Lahaj mban koncertin e parë për këtë vit, në Turqi

Arte

Gazeta Express

04/01/2023 15:40

Tenori Ramë Lahaj do të jetë pjesë koncertit të 3 Tenorëve në Turqi. Bashkë me Lahajn do të përformojnë edhe dy tenorët tjerë Marcelo Alvarez dhe Murat Karahan.

Koncerti do të mbahet më 9 janar në Ankara për ta vazhduar pastaj rrugëtimin në Stamboll menjëherë pas dy ditësh më 11 janar.

Njoftimi i plotë:

Të dashtun miq e adhurues të operas,

Këtë vit po e filloj me koncertin e 3 Tenoreve në Turqi, me ftesen e Limak Orkestra dhe mikut tim Murat Karahan. Kënaqesi e madhe t’a ndajë skenën me dy artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez.

Për të gjithë ju që ndodheni në Turqi, koncerti i parë i 3 Tenoreve do të jetë në Ankara më 9 Janar, dhe në Stamboll më 11 Janar 2023.

/Express