Ramadani: Situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar, veç qytetarët mund të na ndihmojnë - Gazeta Express
string(95) "ramadani-situaten-epidemiologjike-po-e-mbajne-duke-e-frenuar-vec-qytetaret-mund-te-na-ndihmojne"

Ramadani: Situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar, veç qytetarët mund të na ndihmojnë

Gazeta Express

29/03/2020 8:28

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani edhe sot ka lutur qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se tani ata mund të na ndihmojnë shumë duke qëndruar në shtëpi.

Ai ka shkruar se situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar.

Lexo Edhe:

“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, ka shkruar ai.