Ramadani: RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet - Gazeta Express
string(90) "ramadani-rtk-pa-paga-eshte-shembulli-i-pare-konkret-i-kolapsit-te-shtetit-qe-na-rrezikohet"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 13:56

Ramadani: RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 13:56

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se gjendja pa paga e RTK-së është shembulli i kolapsit të shtetit.

Ai ka thënë kolapsi i shtetit nuk duhet të injorohet dhe se testimi i tij po bëhet përmes Rilind Gërvallës.

“Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!” – ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij:

RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet.

Paralajmërimi (dy javë më herët) për Kolapsin që na rrezikon Sigurinë Kombëtare në pranverë 2026 është i matshëm dhe – rrjedhimisht – nuk duhet injoruar.

Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!

Ndërkohë, KFOR-i paska thënë “secili STRIKT në rolin e vet” sa i përket sigurisë! Strikt sipas 1244shit apo?!