Ramadani: Rrini në shtëpi, 3 javët e ardhshme të rrezikshme në përhapjen e koronavirusit - Gazeta Express
string(86) "ramadani-rrini-ne-shtepi-3-javet-e-ardhshme-te-rrezikshme-ne-perhapjen-e-koronavirusit"

Gazeta Express

04/04/2020 20:05

Ramadani: Rrini në shtëpi, 3 javët e ardhshme të rrezikshme në përhapjen e koronavirusit

Gazeta Express

04/04/2020 20:05

Naser Ramadani, kryesues i Bordit të SHSKUK’së edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që tu përmbahen rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse shëndetësore lidhur me koronavirusin.

Në një konferencë për media, Ramadani tha se deri në fund të prillit duhet qëndruar në shtëpi dhe nëse duhet dalë patjetër të mbahet distanicimi social.

Lexo Edhe:

Në këtë mënyrë sipas tij, do të mund të luftohet me sukses Covid-19.

“Ju kisha lut që të përmbaheni deri në fund të prillit. Pra janë 3 javë kritike që mund të konsiderohen nga epidemiologët të rrezikshme të shpërthimit të rasteve të epidemisë Covid-19”, tha Ramadani.

“Qytetarët të dalin vetëm për nevoja të veçanta. Të ruajnë distancën. Pa ndihmën e tyre ne nuk mund t’ia dalim”, shtoi ai.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 persona me koronavirus derisa 16 janë shëruar dhe një ka humbur jetën.