Ramadani: Liepaja është kundërshtar me eksperiencë, por synojmë kalimin e raundit - Gazeta Express
string(79) "ramadani-liepaja-eshte-kundershtar-me-eksperience-por-synojme-kalimin-e-raundit"

Ramadani: Liepaja është kundërshtar me eksperiencë, por synojmë kalimin e raundit

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 20:58

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, është paraqitur sot në konferencë për media, në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e parë të kësaj gare, “Skifterat” do të takohen me Liepajan – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zekirija Ramadani e ka cilësuar kundërshtarin si ekip me eksperiencë, por tha se objektivi i gjilanasve është kalimi në raundin e dytë.

“Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv”, tha ai.

“Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne. Nuk na intereson loja e mirë, por na intereson kalimi i raundit. Objektivi është kalimi tutje”, shtoi Ramadani.

Ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/