Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se intervista e Vjosa Osmanit ishte e pasinqertë politikisht.
Ai tha pos tjerash se ishte e pakuptimtë sesi ajo e dha në Shqipëri një intervistë për një çështje kaq të rëndësishme.
“Pse presidentja intervistën për një çështje kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës e jep në Shqipëri, nuk ka asnjë lloj kuptimi, ajo paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Express