Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese - Gazeta Express
string(106) "ramadani-fundi-i-gjykimit-ne-hage-duhet-te-jete-me-lirim-deshmia-e-rubin-edhe-e-rendesishme-edhe-ndricuese"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:41

Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:41

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tha se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë duhet të përfundojë me lirimin e tyre.

“Fundi duhet të jetë me lirim, anipse kjo nuk e lehtëson dhimbjen prej qasjes së deritashme të procesit në Hagë!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Procesi atje është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shtoi ai.

Ramadani e quajti “ndriçuese” dëshminë që po e jep sot në Hagë ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shteit, James Rubin.

“Sot dëshmia e James Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese. #LiriaKaEmer”.