string(65) "ramadani-e-merituam-fitoren-ndaj-ballkanit-referi-ishte-skandaloz"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 15:20

Ramadani: E merituam fitoren ndaj Ballkanit, referi ishte skandaloz

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 15:20

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ndihet i lumtur për fitoren e sotme të ekipit të tij në derbin e madh me Ballkanin.

Gjilanasit fituan me rezultat 1:0 dhe iu afruan ekipit Portokalli në katër pikë, duke e hapur kështu garën për titull të kampionit.

Trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut thotë se gjilanasit duhet të vazhdojnë me ritëm të njëjtë në tentim për t’i arritur objektivat e sezonit, shkruan “Gazeta Express”.

“Patjetër që jam i lumtur, ishte objektivi ynë i kësaj ndeshjeje. E arritëm fitoren me shumë mund, sakrificë e djersë. S’ka ndeshje pa tension, në derbi tensioni është edhe më i lartë. Edhe Ballkani e bëri një paraqitje të mirë, po ashtu edhe ne. Sot e merituam fitoren për dallim nga ndeshja me Llapin, ku s’merituam më shumë.”

“Nuk kemi bërë asgjë të veçantë, e kemi bërë detyrën e kësaj ndeshjeje. Duhet të rrimë me këmbët në tokë, pas tri ditësh e kemi ndeshjen e radhës.”

Optimizmi ekziston, kur e bën punën, pret shpërblim. Futbollistët e bënë punën dhe erdhëm deri tek fitorja.”

Ai pas lojës u ankua në referim, të cilin e konsideroi si skandaloz.

Për herë të parë flas, i vetmi referi ishte skandaloz, nuk e meritoi, nëse nuk do të fitonim nuk do ta flisja asnjë fjalë. Na ka dëmtuar shumë, sidomos në kartonin e katërt të Blerim Krasniqit, normal edhe ne jemi njerëz, kemi emocione. Ndoshta nuk është dashur të reagoja ashtu, nuk është dashur të veproja ashtu”, u shpreh Ramadani për Art Motion.

Ai e kishte një porosi apo një ftesë edhe për tifozët e Dritës, “Intelektualët”.

“Me këtë lojë, me këtë angazhim, me këtë fitore, është një ftesë për ‘Intelektualët’ që t’i lënë mërzitë anash dhe të vijnë në stadium. Futbollistët e meritojnë përkrahjen e tyre dhe tifozët e meritojnë ta shijojnë këtë lojë nga afër.” /Gazeta Express/