Ramadani beson që kolapsi energjetik është i stisur: Po bëhet për të përhapur panik, neglizhencë e qëllimshme - Gazeta Express
string(107) "ramadani-beson-qe-kolapsi-energjetik-eshte-i-stisur-po-behet-per-te-perhapur-panik-neglizhence-e-qellimshme"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 18:16

Ramadani beson që kolapsi energjetik është i stisur: Po bëhet për të përhapur panik, neglizhencë e qëllimshme

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 18:16

Burim Ramadani, njohësi i çështjeve të sigurisë ka reaguar në lidhje me situatën e energjisë, duke u shprehur se ai beson që kolapsi energjetik është i stisur dhe se është ‘‘stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni’’.

Ramadani ka deklaruar edhe se ai beson se nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm porse ka neglizhencë të qëllimshme.

Postimi:

Kolapsi i stisur energjetik cenon direkt Sigurinë Kombëtare!

Nuk ka kolaps energjetik të vërtetë, besoj unë, është stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni!

Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë!

Një varg institucionesh të infrastrukturës kritike, përfshirë ato shëndetësore, mund të ndikohen direkt nga kolapsi energjetik i paralajmëruar.

Kështu populli ndihen nën panikë, kontrolluesit thellojnë veprimet, për qëllime që unë nuk mund të spekuloj!

Shteti Ligjor duhet të veprojë! Sa më shpejtë!

Kjo të jep përshtypjen e situatave të ngjashme që kanë bërë apo bëjnë regjime jodemokratike!