Rama: Zvicra mund ta befasoj Portugalinë nesër, Xhaka e ka mbështetjen e të gjithëve - Gazeta Express
string(82) "rama-zvicra-mund-ta-befasoj-portugaline-neser-xhaka-e-ka-mbeshtetjen-e-te-gjitheve"

Sport

Gazeta Express

05/12/2022 23:21

Rama: Zvicra mund ta befasoj Portugalinë nesër, Xhaka e ka mbështetjen e të gjithëve

Sport

Gazeta Express

05/12/2022 23:21

Milaim Rama në një lidhje direkte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 ka folur për ndeshjen e radhës të Zvicrës, kundër Portugalisë, në 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës tha se kombëtarja portugeze është e fortë, por që Zvicra mund të kualifikohet tutje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sigurisht kur i afrohemi fundit, po e presim me emocione. Kundërshtari është i fortë, besoj se do t’ia dalim. Zvicra para disa muajve e ka mposhtur Portugalinë në Ligën e Kombeve, djelmoshat janë të motivuar pas fitores paraprake”, tha fillimisht ai.

“Besoj se i gjithë ekipi duhet të ketë kujdes. Dihet se Portugalia ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Mendoj se Zvicra ka bërë lojtar të mirë ndaj Brazilit, u mbajt deri në fund. Kështu besoj se do të luhet edhe ndaj Portugalisë”, shtoi Rama.

“Besoj se Zvicra është në gjendje që nesër ta befasoj Portugalinë. Jemi të lumtur që nuk u morën masa ndaj Granit Xhakës. Presim të shohim edhe më shumë nga ai nesër. Ai ka marrë zemër më shumë pas fitores ndaj Serbisë. Ka mbështetjen e të gjithëve. Besoj se i gjithë ekipi ‘helvetik’ është gati”, deklaroi Milaim Rama.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës do të luhet të martën, në ora 20:00. /Gazeta Express/